Një sukses të jashtëzakonshëm e ka arritur sot llapjani, Kadri Berisha, shkruan Llapi.info.

Ai ka arritur të diplomojë në Akademinë e Komandës dhe Stafit të Shtabit të Përgjithshëm pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë (Führungsakademie der Bundeswehr.

Ai për këtë sukses e ka falenderuar FSK-në, eprorët e tij dhe familjen.

Shkrimi i plotë;

Pas dy vitesh trajnim intensiv në Institutin e Gjuhëve të Huaja në Hürth (Bundessprachenamt) dhe në Akademinë e Komandës dhe Stafit të Shtabit të Përgjithshëm pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë (Führungsakademie der Bundeswehr), me lejen dhe ndihmën e të Madhit Zot, arritëm sot, me datën 06.12.2024, të përfundojmë dhe diplomojmë me sukses.

I falënderoj dhe i  jemi shumë mirënjohës eprorëve të mi dhe  lidershipit të FSK-së që më ofruan mundsinë dhe më mbështeten gjatë gjithë kohës që të vijoj dhe të arrij sukses në  këtë trajnim.

Pa dyshim se pa mbështetjen dhe përkrahjen e pa kursyer të familjes sime në përgjithësi, dhe mbështjetjes, përkrahjes, durimit, shtytjes së bashkëshortes sime Ardianës ne veçanti, nuk do të kisha mundur të vijoj dhe të kam sukses në përfundimin e trjanimit dhe zhvillimin e karrierës sime ushtarake, andaj i falenderoj nga zemra të gjithë ata që më mbështeten dhe më përkrahen në rrugëtimin tim.

Me sinqeritet

Major Kadri BERISHA