Drejtori i Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Podujevës, Avni Fetahu, ka pritur në takim ekipin e projektit të Food Agriculture Organization (FAO), ku është biseduar për zbatimin e Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë në Kosovë 2010 – 2020.

Në takimin, ku ishte prezent edhe Aleksandër Nikolovski, udhëheqës i zyrës së projektit të FAO, është diskutuar për përfundimin e hartimit të planeve menaxhuese për Njësinë Pyjore “Murgull – Bellasicë” dhe për mundësitë e zbatimit të këtyre planeve nga komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR).

Avni Fetahu, njëherish ushtrues detyre i DBPZHR, premtoi angazhim maksimal të drejtorisë, me të gjithë mekanizmat e saj, për zbatim të këtyre planeve menaxhuese.

Ai tha se planet me menaxhuese në kuadër të strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë në Kosovë 2010 – 2020, janë shumë të rëndësishme për menaxhimin, zhvillimin dhe ruajtjen e pyjeve në Komunën e Podujevës.

Hartimin e këtij plani menaxhues e ka bërë kompania “Arneni”, e cila është kontraktuar nga FAO, ndërsa përfaqësuesi i kompanisë, Isuf Zekaj, prezantoi planin në disa njësi menaxhuese./Llapi.info