Qeveria e Kosovës, ka dërguar propozim vendimin në Kuvend për përbërjen e ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sërbisë.

Sipas këtij propozim vendimi, kryeministri nuk do të jetë kryesues i delegacionit, njofton Klan Kosova.

Këtë delegacion është propozuar që ta kryesojë Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ndërkohë që Zëvendëskryesues është propozuar Enver Hoxhaj, ndërkohë qe Behgjet Pacolli, Daran Gashi, Avni Arifi dhe Mahir Jagcilar do të jenë anëtarë.

Ndërkohë që u është lënë vend edhe për përfaqësuesit e opozitës, për LDK, VV, PSD e Alternativën.

Haradinaj ka thënë se për këtë çështje do ta kërkojnë një seancë të veçantë. Ndërsa ka shtuar se ky delegacion me këtë përbërje të këtë edhe platformën e vet.

Propozim vendimi është miratuar me vetëm një abstenim.

Ai që ka abstenuar ishte Rasim Demiri, që vjen nga komuniteti boshnjak, dhe i cili ka kërkuar që edhe ky komunitet të ketë përfaqësues në këtë delegacion.

Kërkesa e tij në këtë fazë nuk është realizuar, ndërsa Kryeministri Haradinaj ka thënë se në të ardhmen ekziston mundësia e plotesim ndryshimit të këtij delegacioni.