Fatmir Sejdiu, ish presidenti i Kosovës, në ditëlindjen e Shqipërisë, ka thënë se ky është shekulli i shqiptarëve.
“Për këtë arsye në të gjitha shtetet e Europës Juglindore shqiptarët duhet të vazhdojnë të punojnë fortë”.
“Zhvillimit ekonomik duhet t’i jepet një hapësirë më e madhe”.
Këto komente Sejdiu i ka bërë në një organizim të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, që është organizuar për nder të 28 Nëntorit.
“Ne duhet t’i ndihmojnë njëri-tjetrit, si ne Shqipërisë edhe ata neve”.
“Ka probleme me shqiptarët e Maqedonisë, të Malit të Zi dhe ata të Preshevës sepse duhet të punojnë më shumë në të drejtat e tyre. Në këtë aspekt duhet të ndihmojnë edhe Kosova edhe Shqipëria”.
Sejdiu më tutje ka komentuar edhe sulmin që është bërë sot në Konsullatën e Turqisë në Prizren.
“Nuk është mirë, sulmet e tilla nuk japin një pamje të mirë. Mendoj se Kosova duhet të refkeltoj mirë për sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj”.