Drejtori i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike (IAMN) Fatmir Sheholli në një intervistë për TV Dukagjinin ka thënë se Albin Kurti nuk është si kryeministrat tjerë të Kosovës.

Sheholli ka thënë se Serbia dhe aleatët e saj duhet ta kenë të qartë se Kurti është ndryshe nga ish-kryeministrat.

Sheholli ka pohuar që Kurti në dialog me Serbin në përpikëri dhe nen për nen në përputhje me kushtetutën e Kosovës po shprehet për Asociacionin dhe çështjet tjera që e presin e Kosovën në dialog.