85 nxënës të shkollës fillore “Shefki Kuleta”, në fshatin Halabak të Podujevës nuk kanë nisur mësimin me sot, sikurse fëmijët tjerë në shkollat anë e mbanë vendit.
Kjo po ndodh, pasi me 25 gusht është djegur shkolla e këtij fshati.
Mustaf Kosumi, përfaqësues i prindërve të fshatit Halabak, i ka thënë Klan Kosovës se do ta bojkotojnë mësimin, derisa të marrin premtime konkrete se kur do të ndërtohet shkolla në fshatin e tyre.
“Fëmijët tonë nuk do të shkojnë në shkollë në fshatin Tërrnav sepse është 4 kilometra larg nga fshati jonë”.
“Ne ishim dje te kryetari i Komunës së Podujevës, ai na tha se shkolla do të ndërtohet në vitin 2016, por ne nuk e pranojmë këtë premtim, nëse nuk na jepet një vërtetim më vulë se vërtetë kështu do të ndodh”.
Arsyet e djegjes së shkollës ende nuk dihen zyrtarishtë, por prindi Kosumi, pretendon se kjo shkollë është djegur me qëllime.