Sot u shënua përvjetori i 242-të i krijimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në Kosovë, 4 korriku festohet me emocione të veçanta nga populli i Kosovës, kjo për faktin se ShBA-të ishin faktori kryesor që çuan në ndërhyrjen e NATO-s gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.
Këta dy vogëlush, motër e vëlla për nder të kësaj dite janë veshur me simbole të ShBA-së, ku bashkë me prindërit e tyre kanë ardhur në sheshin Bill Klinton për të festuar ditëlindjen e këtij shteti mik.
Amin dhe Amina nga Prishtina ndjehen të lumtur që bartin simbolet e Amerikës, të cilat ata i kanë shtypur në bluzat e tyre, e ku me to kanë krijuar edhe hartën e Kosovës. Prindërit e këtyre fëmijëve thonë se i janë përgjithmonë mirënjohës Amerikës për atë se çfarë ka bërë ajo për Kosovën dhe këtë ditë ata e festojnë mu sikur pavarësinë e Kosovës, pasi që siç thonë ata Amerika është më meritorja që ne e kemi shpallë pavarësinë dhe jemi të lirë./Indeksonline