Avdullah Hoti, më nuk e ka ndërmend të kultivojë mjedra.
Fermeri nga Shtedimi nuk ka leverdi të merret me këtë bimë, pasi çmimi i kilogramit ka rënë në 0,80 cent, njofton Klan Kosova.
Kështu, po ankohet se edhe investimi i sivjetmë i 15 mijë eurove në një hektarë e gjysmë, i doli i kotë.
Telashe të njëjta ka edhe fermeri Xhevat Avdullahu, nga po ky fshat.