Fermeri, Patriot Sejdiu nga Podujeva ka treguar se ka mbjellur 160 hektarë grurë dhe 53 misër, ndërsa ka edhe shtatë punëtorë. Ai flet edhe për vështirësitë që ka pasur, teksa ka një kërkesë për bujqit e tjerë dhe për Qeverinë e Kosovës.

Ai për Indeksonline thotë se Pandemia e Covid-19, është një problem tjetër që po i paraqitet biznesit të tij.

Ai thotë se heqja e tarifës ndaj lëndës së parë i ka ndihmuar pasi që mjetet po vijnë. “Na ka ndihmu pasi që mjetet po vijnë, po vjen misri që kemi nevojë për të”, u shpreh fermeri nga Podujeva.

Sejdiu foli edhe rreth çmimit nga shtetet që është sjellë lënda e parë, ku thotë se çmimi është i njëjtë por kualiteti nuk është i njëjtë.

Në intervistë, ka edhe një kërkesë për bujqit e tjerë dhe për Qeverinë e Kosovës.

Kërkon nga të gjithë bujqit e tjerë që të mbjellin sa më shumë grurë e misër, pasi që kemi nevojë për këtë gjë, e mos ta importojmë nga vendet tjera.

“I bëj apel edhe qeverisë që për bujkun të ketë cmime të mira, si për grurin si për të gjitha”, tha ai.

Fermeri nga Podujeva ka mbjellur 160 hektarë grurë dhe 53 misër. Ai ka një kërkesë për bujqit e tjerë dhe për Qeverinë e Kosovës.

Fermeri nga Podujeva ka mbjellur 160 hektarë grurë dhe 53 misër. Ai ka një kërkesë për bujqit e tjerë dhe për Qeverinë e Kosovës.

Gepostet von IndeksOnline am Sonntag, 19. April 2020