Nata e mbrëmshme për Gazmend Gashin nga fshati Bajqinë e Komunës së Podujevës ishte fatkeqe.
Atij, mbrëmë iu kanë vjedhur rreth 2500 fidanë mjedër në arën e tij, shkruan Llapi.info.
Këtë e ka bërë të ditur një i afërm i Gazmendit i cili tha se natën e 6 dhjetorit disa persona kanë hyrë në arën e tij dhe ia kanë vjedhur ata fidanë.
Sipas tij për këtë rast është lajmëruar edhe Policia e Kosovës por që deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar lidhur me këtë rast./Llapi.info