Screenshot

Është bërë më shumë se një vit që ish-reperi Fero njoftoi se do të përkushtohej plotësisht ndaj fesë islame.

Si pjesë e këtij vendimi, ai hoqi dorë nga shumë gjëra që konsiderohen të ndaluara në islam, përfshirë tatuazhet.

Duket se tashmë ka marrë hapin konkret për t’i larguar ato.

Në një postim të fundit në “Instastory”, ai ka ndarë një foto ku shihet se ka nisur trajtimin me lazer për eliminimin e tatuazheve.