Feronikeli ka arritur që t’i hakmerret skuadrës së Llapit e cila javë më parë eliminoi atë nga DigitAlb Kupa e Kosovës, njofton Llapi.info.

Llapi i cili ishte mysafir i Feronikelit ka humbur me rezultat 1-0 në një përballje në të cilën ekipi vendas, Feronikeli, e dominoi thuajse gjatë gjithë takimit.

Shansin më të mirë Feronikeli në pjesën e parë e kishte në minutën e 9- të të takimit kur Mark Milicaj goditi shtyllën e Llapit mirëpo deri në fund të kësaj pjese nuk pati ndryshim rezultati.

Në minutën e 42-të Feronikeli protestoi tek gjyqtarët për penalti pasiqë pretenduan për prekje me dorë të topit nga ana e një lojtari të Llapit brenda zonës së rrezikshme mirëpo, gjyqtari nuk ishte i atij mendimi.

Edhe në pjesën e dytë ekipi nga Drenasi ishte më kërkues, teksa Llapi mbrohej me të gjitha forcat.
Ishte minuta e 90-të kur Feronikelit edhe iu shpagua sulmi që bëri ndaj llapjanëve. Bujar Shabani realizon me kokë dhe shpërthen edhe gëzimi i tifozëve në tribuna.

Me këtë fitore Llapi mbetet në pozitën e 4-të të Vala Superligës së Kosovës me 39 pikë, kurse Feronikeli kalon në pozitën e dytë me 42 pikë./Llapi.info