Zvicra dhe Kosova kanë barazuar 1-1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Zurich.
Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës doli të jetë interesante, me raste nga të dyja anët, ku nuk munguan as golat në pjesën e dytë.
Rastin e parë në ndeshje e kishte Xherdan Shaqiri, i cili gjuajti nga godita e dënimit, por lartë mbi portë.
Kosova u kundërpërgjigj me një ras, kur Blendi Idrizi harkon në zonë, ndërsa Amir Rrahmani gjuaj lehtë në duart e portierit.
Rastin më të mirë në pjesën e parë për Dardanët e kishte Valon Berisha, i cili gjuan bukur me kokë, por portieri Kobel pret me shumë mund.
Në minutën e 39-të Aro Muric bën një pritje të mirë në goditjen e Zuber, duke mos lejuar gol.
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri provuan nga distanca, i pari gjuajti jashtë, ndërsa goditja e të dytit pritet nga Muric.
Kosova e nisi shumë mirë pjesën e dytë, duke shënuar që në rastin e parë.
Zymer Bytyqi merr një top para zonës, pason te Milot Rashica i cili shënon për 1-0 në minutën e 53-të të takimit.
Por epërsi e lojtarëve tanë nuk zgjati shumë, pasi që Jordan Lotomba shfrytëzoi një harkim në zonë për të shënuar për 1-1.
pas të dy golave, njëherë Granit Xhaka u largua nga loja, ndërsa pas tij edhe Xherdan Shaqiri.
Kosova tentoi me disa harkime të fitonte ndeshjen, por në momentet e fundit nuk ishin të saktë.
Në anën tjetër as Zvicra nuk është se bëri më shumë për të fituar nga Kosova.
Një barazim i mirëseardhur për Kosovën e Alain Giresse, kundër një skuadër me vlera si ajo e Zvicës që do të luajë në Kampionatin Botëror.