As pandemia dhe karantina nuk e ndalë diasporën shqiptare që festat e fundvitit t’i presin në atdhe.
Siç raportohet, qindra mërgimtarë veçse janë nisur për Kosovë e mijëra do të udhëtojnë ditëve në vazhdim, shkruan Reporteri.net.
Mediat po raportojnë se janë disa kompani që kanë konfirmuar numër të madh të rezervimeve nga vendet ku jetojnë kosovarët.
Duhet theksuar se diaspora ka filuar të vijë që nga tetori, kur Kosova u largua nga lista e zezë, mirëpo kohën e fundit udhëtimet janë vështirësuar.
Sidoqoftë, duhet theksuar se disa shtete kanë futur sërish shtetet e Ballkanit në listën e zezë, për shkak të rritjes së rasteve më COVID.
Ndryshe, ditë më parë u raportua se diaspora këtë vit ka dërguar mbi 800 milionë euro remitenca, mirëpo viteve të kaluara kur pushimet i kalonin në Kosovë, ata kishin harxhuar në Kosovë rreth 1.3 miliard euro