Nata e ndërrimit të motmoteve i gjeti duke festuar kosovarët. Dikush me mjete piroteknike, e dikush me armë zjarri e që shënuan fillimin e vitit 2019.

Por, pikërisht nga përdorimi i armëve të zjarrit nuk munguan as incidentet e ndryshme.

Kësisoj, një veturë në fshatin Gllamnik është goditur nga një plumb qorr (predhë 7.62 mm), raporton Llapi.info. Sipas Policisë së Kosovës, në këtë rast nuk ka pasur persona të lënduar.

“Raportohet se një predhe (plumb qorr) ka goditur parafangon e veturës se viktimës mashkull K/Shqiptar. Është gjetur dhe konfiskuar predha e llojit 7.62 mm. Nuk raportohet për te lënduar”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info