Pasi Komisioni i Garave e kishte regjistruar me rezultat zyrtar përballjen Llapi- Feronikeli 0- 3, Komisioni Disiplinor i FFK-së ka marrë vendim për masat disiplinore për ndërprerjen e duelit që i takonte xhiros së nëntë të Vala Superligës së Kosovës.
Për shkak të goditjes së gjyqtarit Erduan Buliqaj nga një shikues në minutën e 65- të, gjyqtari kryesorë ndërpreu takimin. Për këtë shkak Llapi humbi takimin në tavolinë, ku edhe në ato caste po humbiste me rezultat 0- 3, njofton Llapi.info.
Dhe, për arsye të këtij incidenti Llapi është dënuar me një ndeshje pa shikues.
Pra, përballja tjetër në mes Llapit dhe Drenicës do të luhet pa praninë e shikuesve në Podujevë.
Llapi me 19 pikë në vendin e 4- të do të luaj si vendas ndaj Drenicës e cila gjendet në vendin e 7- të me 13 pikë./Llapi.info.