Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në mbledhjen e sotme morri vendim që të dënojë futbollistin e Llapit, Arbnor Ramadani dhe futbollistin e Dritës, Dion Bejtullahu.
Që të dy lojtarët u dënuan me dy ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Arbnor Ramadani u dënua pasi që në minutën 90+ të ndeshjes ndërhyn ashpër nga mbrapa në lojtarin kundërshtar ku edhe pas shikimit të VAR-it ndëshkohet me karton të kuq direkt.
Në anën tjetër, Dion Bejtullahu në ndeshjen e xhiros së 27-të të Superligës së juniorëve Gjilani–Drita ndëshkohet me karton të kuq direkt për shkak të ofendimit, dhe si pasojë e kësaj dënohet me dy ndeshje mos lojë.