Federata e futbollit të Kosovës e ka konfirmuar lajmin se ndeshja mes Kosovës dhe Iranit nuk do të zhvillohet.

Irani që është pjesëmarrës në Kampionatin Botëror, kishte dhënë disa kushte, njëri prej tyre është që të mos kishte tifozë.

FFK-së kjo nuk i ka pëlqyer dhe ka vendosur që ta anulojë ndeshjen.

“Pas dështimit të ndeshjes me Bregun e Fildishtë, FFK-ja kishte kërkuar një tjetër kundërshtar dhe si opsion kishte Moldavinë, Kongon dhe Iranin”.

“Ndonëse me Iranin kishte një pajtueshmëri që ndeshja të zhvillohet në Stamboll, në fund kushtet që u parashtruan nuk ishin të akceptueshme për FFK-në”.

“Në fakt, kërkesa ishte që ndeshja të zhhvillohet pa shikues. FFK-ja mendon se kjo nuk i kontribuon afirmimit dhe fundja futbolli luhet për shikues, ndaj edhe morëm vendim ta anulojmë këtë ndeshje”.

“Kombëtarja e Kosovës do të kthehet në Kosovë të shtunën më 2 qershor”, thuhet në njoftimin e klubit.