Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate se ka reaguar edhe zyrtarisht ndaj flamujve dhe thirrjeve raciste nga tifozët serb.
FFK-ja ka bërë me dije se ka dërguar një ankesë në UEFA, për shkak të shfaqjes së flamujve, sloganeve, thirrjeve raciste të serbëve në ndeshjen Serbi – Angli, që u luajt në kuadër të “EURO 2024” mbrëmë.
Shtëpia e futbollit kosovar po ashtu shtoi duke thënë se kështu dëshmohet urrejtja e shtetit serb ndaj fqinjëve të saj, duke shtuar më tutje se sjellje të tilla rrezikojnë edhe sigurinë, jo vetëm të Kosovës por edhe rajonit.
Komunikata e plotë:
Anglia e mposhti Serbinë në takimin e mbrëmshëm me shifrat 1-0, me golin e shënuar nga Jude Bellingham, në minutën e 13-të.