Kosova do të luaj me Çekinë në ndeshjen më të rëndësishme të kampanjës kualifikuese për Euro 2020.
Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin publik se dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosova – Çekia, që zhvillohet sot në orën15:00, do të hapen në orën 13:00, derisa asnjë person nuk do të lejohet të hyjë në zonën e stadiumit pa biletë.
Me qëllim të shmangies së tollovisë dhe gjërave tjera, lusim qytetarët që t’i lexojnë me kujdes pikat e mëposhtme për gjërat të cilat nuk do të lejohen të futen në stadium:
Në kontrollin e parë ndalohen:
shishet e qelqit pavarësisht madhësisë
– shishet e plastikes pavarësisht madhësisë
– pije alkoolike te maskuar apo substanca narkotike
– ushqim
– ombrellat (çadrat)
– çantat e shpinës
– armë zjarri dhe çfarëdo arme apo mjet i rrezikshëm.
Në kontrollin e dytë në hyrje të stadiumit ndalohen:
– shishe të plastikes, kanaqe, shishe qelqi, bëhet kontrolli i tupanëve dhe flamujve.
– Ndalohen armë, thika, boksa të hekurt, pankarta me mbishkrime ofenduese ose raciste dhe gjëra tjera që nuk janë të lejuara: shkrepëset, mjete piroteknike, parfume apo deodorant, gjëra tjera të ngurta.
– Ndalohet ushqimi i të gjitha llojeve (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh), paketimet e patejdukshme si farat, çipsi, smoki, kikirik, lajthi, badem, çdo paketim që nuk duket në brendësi.
Kosova dhe Çekia përballen me njëra tjetrën me fillim nga ora 15:00 në stadiumin Fadil Vokrri.