Llapjani Fidan Rekaliu është zgjedhur kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së për 4 vitet e ardhshme. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të kësaj partie përmes njoftimeve në facebook.

Forumi i Rinisë së LDK-së sot ka mbajtur kuvendin zgjedhor, në të cilin kanë zgjedhur drejtuesin e të rinjve të këtij subjekti.

Në këtë forum mori pjesë edhe kryetari i LDK-së, njëherësh dhe kryeministër i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa

 

Më poshtë po ua sjellim një biografi të Rekaliut:

Fidan REKALIU u lind më 25.01.1987 në Podujevë. Shkollën fillore dhe të mesmen i ka kryer në vendlindje, kurse studimet në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, dega Shkenca Politike dhe Administrim publik .

Studimet pasuniversitare është duke i vazhduar në lëmin e Politikave të BE-së .

Rekaliu në vitet 2004-2006 ka qenë kryetar i nxënësve të Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë, ndërsa në vitet 2005-2007 ka qenë kryetar i Kuvendit Rinor të Podujevës, organ i rëndësishëm për përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje, projekt i OSCE-së.

Në vitet 2007- 2009 ka qenë anëtar i Këshillit për parandalimin e krimeve në Komunën e Podujevës.

Në  zgjedhjet e Forumit të Rinisë së LDK-së  të vitit 2009,është zgjedhur kryetar i Nëndegës së Qytetit, kurse në vitin 2011 është zgjedhur kryetar i Rinisë së Degës së LDK-së në Podujevë . Po ashtu, në zgjedhjet e nivelit qendror të Rinisë së LDK-së në vitit 2012 është zgjedhur nënkryetar i Rinisë së LDK-së.

Nga viti 2008 Fidan Rekaliu ka qenë anëtar i Ekipit Veprues për Siguri në Bashkësi-EVSB (statusi vullnetar) , nga viti 2010 anëtar i komisionit të shoqërisë  aksionare të Komunës së Podujevës  në Kompaninë Rajonale për Mbeturina “Pastrimi”, ndërsa  nga viti 2013 është anëtar i Kryqit të Kuq të Kosovës, Dega në Podujevë.

Në zgjedhjet lokale  të vitit 2009 dhe 2013 Fidan Rekaliu është zgjedhur këshilltar komunal në Podujevë . Gjatë mandatit të parë ishte anëtar i Komitetit për Planifikim Urban, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit, ndërsa në mandatin e dytë është zgjedhur anëtar i Komitetit për Politikë dhe Financa dhe njëherësh është  edhe përfaqësues i grupit të Këshilltarëve të LDK-së për Kuvendin Komunal  të Podujevës. Në zgjedhjet  lokale 2013 ka qenë këshilltari më i votuar i të gjitha subjektet politike në komunën e Podujevës.

Në zgjedhjet e LDK-së të vitit 2015 është zgjedhur anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë.

Aktualisht, Fidan Rekaliu është këshilltar politik i ministrit të Infrastrukturës .

Rekaliu ka qenë pjesëmarrës i shumë trajnimeve, seminareve dhe konferencave të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare, të organizuara nga institucione prestigjioze, ku ka marrë njohuri të avancuara dhe është certifikuar në shumë fusha: Conflict Management Prishtina ,COMMUNITY SAFETY ACTION TEAMS(CSATs)Capacity –Building ,reegional and municipal ëorkshops on Enhancing Public Participation in Decision Making  process and Public Consultation ëith Civil Society Actorsas pjesë e projektit“ Support to public participation in municipal public life through consultative committes”(OSCE). Future Leaders2 Multi-Ethnic Youth Camp,Young Political Academy The Role of Youth in Politics(Konrad -Adenauer-Stiftung aëards),Ëinter School on the Principles for a FreeSociety ,,Nynashamn”,Sëeden ,Volunteer Management training in Theranda, Youth Acadeny for Center Right Policies(Konrad-Adenauer-Stiftung aëards).

Këshilltari Rekaliu flet gjuhën shqipe dhe angleze.

Është i martuar me Arianen dhe kanë një fëmijë, Xhesinën.

Jeton në Podujevë.