Ka nisur aksioni për ndërtimin e shtëpisë për gjashtë jetimët nga fshati Llapashticë e Epërme në Podujevë, njofton Llapi.info
Kushtet tejet të vështira për nënën me 6 fëmijët e saj jetimë, ka shtyrë imamin e Xhamisë së Vjetër të Podujevës, Imri Llugaliu të nis me grumbullimin e materialeve të ndryshme për të filluar ndërtimin e shtëpisë.
Sipas Llugaliut, me të nisur aksioni janë ofruar 3 troje u falas, kurse familje Jonuzi ka zgjedhur lokacionin në Podujevë.
“Me emrin e Allahut 6 jetimëve të Llapashticës po ua nisim së ndërtuari një shtëpi të re.
6 jetimët janë fëmijët e Faik Jonuzit nga Llapashtica e epërme të cilëve babai iu vdiq pak muaj më parë dhe i la pas vete 6 jetimët me nënën e tyre në një shtëpi nga balta në mes maleve e që faktikisht shtëpia është e kushërinjve të tyre.
3 troje u dhuruan gratis për shtëpinë e jetimëve pasi apelova para 2 javë në hytben e xhumasë në Xhamia E Vjetër Podujevë
– Truallin e parë prej 4 ari për shtëpi të jetimë i cili gjendet afër lagjes së dëshmorëve në Podujevë e dhuroi Blerim Nuhi Llugaliu
– Truallin rualin prej 13 ari në Llapashticë të ulët e dhuruan vëllezërit Orlishta
– Truallin tjetër prej 7ari e dhuroi Halil Kastrati në Fsh. Obranqë.
Jetimët përzgjodhën truallin e parë pra që është me lokacion në Podujevë” ka shkruar ai në Facebook.
Tutje Llugaliu ka ftuar njerëzit vullnetmirë që kush të ketë mundësi të kontribuojnë me materiale të ndryshme që nevojiten për ndërtimin e shtëpisë.
“Sigurisht që përmes vullnetmirëve do ia arrijmë këtij qëllimi fisnik në këtë natë të madhe dhe jetimët do ti gëzojmë së shpejti me shtëpi të re inshaAllah. Për këtë iniciativë ju njoftoj që nuk pranojmë të holla përveç kush dëshiron të kontribuojë më materiale të ndryshme, mjeshtëri dhe mobile ose elemente tjera që shkojnë për shtëpi shkruar në komente ose privat dhe gjithkush nga pak kryhet kjo punë inshaAllah. Allahu i shpërbleftë ata që kujdesen për jetimët dhe njerëzit në nevojë.” ka thënë ai./Llapi.info