Protesta që po organizohet nga qumshtëtarët do të bllokojë edhe magjistralen Podujevë – Prishtinë. Bllokimi i magjistrales do të bëhet me traktorë e mjete të ndryshme.

Kjo protestë po bëhet në shenjë pakënaqësie për produktet e qumështit që po importohen në Kosovë.

Prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit përmes kësaj proteste kanë paraparë bllokimin edhe të rrugëve tjera: Pejë – Rozhajë, Prishtinë –Ferizaj dhe Prishtinë – Mitrovicë./Llapi.info