Ka nisur dezinsektimi i hapësirave publike në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info
Me qëllim të eliminimit të insekteve të dëmshme nga të cilat rrezikohet përhapja e epidemive të ndryshme, kompania e kontraktuar mbrëmjen e sotme ka filluar të i dezinsektoj parqet dhe rrugët e Podujevës.
Ndërkohë, Komuna e Podujevës ka kërkuar nga qytetarët që t’i mbyllin dritaret gjersa të bëhet dezinsktimi i këtyre të hapësirave të jashtme të qytetit, në mënyrë që të parandalojnë hyrjen e insekteve.
Ndërsa, ky proces ditëve në vazhdim do të pasohet me deratizimin e kanalizimeve dhe pjesëve përgjatë rrjedhës së lumit Llap./Llapi.info