Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkarkuar sot nga detyra tre zyrtarë nga Divizioni për Mbrojtje Juridike në Gjykatën Speciale.
Personat e shkarkuar janë Astrit Gjocaj, Sami Bunjaku dhe Dhurata Salihi.
Ata ishin të emëruar në këto pozita në kohën sa ministër i Drejtësisë ishte Selim Selimi i AAK-së.
Në arsyetim thuhet se vendimet për emërimet e tyre janë bërë në kundërshtim me rregulloret e organizimit të brendshëm të Ministrisë.