Kompania “Anea” e cila ishte kontraktuar nga komuna e Podujevës për dekorimin e qytetit sot ka filluar t’i largoi dritat me të cilat ishte dekoruar qyteti.

Megjithëse ishte paguar 9.777 euro nga Komuna e Podujevës për dekorim, ANEA dritat dekoruese si dhe bredhin do t’a marrë prapë.

Kështu është pajtuar edhe komuna e Podujevës, zyrtarë të cilës e patën pranuar për Llapi.info se deri me datën 10 janar është kontrata të largohen dritat./Llapi.info