Sot familja 4 anëtarëshe e veteranit të luftës Ali Demiri nga Bradashi i Podujevës kanë marrë lajmin se do të nis ndërtimi i shtëpisë për ta, njofton Llapi.info

E gjithë kjo falë shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” që njëherit edhe kanë njoftuar se ka filluar ndërtimi i shtëpisë së re.

Kryefamiljari Ali Demeri si veteran i luftës rrëfen se nuk mundet të punoj pasi që është bërë operacion tri here.

“Jetoj kështu si po muna. E kam një rrogë të veteranit, por që nuk po i mbulon shpenzimet. Veç kjo shoqatë më ka sjellë ndihma, tjetër kush hiç” ka thënë ai.