(E plotësuar) Rezultati 1:1.

90+’ Llapi e barazon rezultatin. Dardan Jashari shënon me kokë.

———————————————————————————————————

69’ Gjilani lëshon mundësi të 100 për qind përmes Gëzim Rusit që gabon nga afërsia.

68’ Godet  nga largësia një futbollist i Llapit, për pak të përfundojë topi në portë.

—————————————————————————————————————-

Ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes e cila po zhvillohet në stadiumin në Merdar.

Rezultati 0:1 në favor të ekipit të Gjilanit.

—————————————————————————————————————

Me rezultat 0:1 ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Llapi- Gjilani. 

Musafirët kaluan në epërsi në minutën e 21-të me golin e Betim Haxhimusa.

—————————————————————————————————————

Llapi- Gjilani ende 0:1.

—————————————————————————————————————–

 

Në minutën e 21 të ndeshjes KF. “Gjilani” ka kaluar në epërsi me golin e mesfushorit, Betim Haxhimusa.

Llapi – Gjilani 0:1.

——————————————————————————————————————-

Ka filluar ndeshja mes Llapit dhe Gjilanit, ndeshje kjo e cila po zhvillohet në stadiumin në Merdar, njofton Llapi.info. 

Llapi ndeshjen e nis nga pozita e dytë me 30 pikë, ndërsa Gjilani nga pozita e tretë me 29 pikë. Ndeshja po zhvillohet në kuadër të Raiffeisen Superligës së Kosovës.

Formacionet zyrtare janë:

Llapi: Ademi, Jashari, Haxhaj, Kuka, Blakqori, Namani, Neziri, Zogiani, Emini, Mavriqi, Zabërgja.

Trajner: Tahir Batatina.

Gjilani: Kaqiu, Shala, Kastrati, Hasani, Janal, Kera, Dautaj, Haxhimusa, Rexhepi, Rusi, Salihu.

Trajner: Bylbyl Sokoli.