Ka filluar realizimi i projektit për mbjelljen e luleve në Parkun e Qytetit dhe në hapësirat e tjera të gjelbra në Podujevë. Ky projekt u nis me mbjelljen e disa luleve nga Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, njofton Zyra për Informim e Komunës së Podujevës, përcjell Llapi.info.
Me rastin e mbjelljes së luleve, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu tha se Komuna e Podujevës në vazhdimësi po i shton aktivitetet që kanë për qëllim ruajtjen dhe kujdesin ndaj ambientit
“Kujdesi për ambientin dhe krijimi i sa më shumë hapsirave të gjelbëruara vazhdon të mbetet prioritet në projektet që kanë të bëjnë me ruajtjen e ambientit në komunën tonë. Ne, përveç mbjelljes së luleve, ditë më parë kemi realizuar edhe aktivitete të pastrimit të ambientit për Ditën e Tokës. Gjithashtu jemi në përgatitje të një aksioni të madh për pastrimin e ambientit, i cili do të mbahet ne fund të muajit”, ka thënë Veliu, pas mbjelljes së disa luleve në Parkun e Qytetit.
Siç njofton kumtesa komunale, Komuna e Podujevës, çdo vit nga buxheti i saj ndan mjete për zgjerimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbëruara./Llapi.info