Me moton “Pranë ujit por të etur” ka filluar sot protesta e banorëve të fshatit Orllan të Podujevës të cilët janë duke kërkuar ujë të pijshëm nga Liqeni i Batllavës, shkruan Llapi.info.
Sipas Këshillit Organizativ, arsyeja se përse këta banorë do të protestojnë është se gjysma e Kosovës furnizohet me ujë të pijes nga liqeni që shtrihet në tokat e tyre, ndërsa ata nuk janë të kyçur në rrjetin e ujësjellësit.
Ky marsh protestues ka filluar nga ora 13:00.
Në përkrahje të kësaj proteste kanë dalë edhe partia FJLA si dhe rrjeti i Organizatave Joqeveritare Demokracia Fillon Këtu.