Kryeministri kosovar Isa Mustafa është pritur sot në takim nga përfaqësuesja për Politikë të Jashtme të BE-së Frederica Mogherini.
Lajmin e ka publikuar në Twitter, zëdhënësja Maja Kocijancic.
Ky takim i paraprinë dialogut që sot do të zhvillohet në Bruksel në mes të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, të kryesuar në nivel kryeministrash, transmeton lajmi.net.
Temë kyçe e këtij takimi do të jetë themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Aty pritet të diskutohen edhe temat, si energjia, telekomi dhe liria e lëvizjes. /lajmi.net