Regjisori Quentin Tarantino duket se filmin e tij të fundit do ta ketë ribërje të filmit të tij të parë, “Qentë e rezervuarit”.
Regjisori ka premtuar tash e sa kohë që filmi i tij i dhjetë do të jetë i fundit, e madje edhe ka pohuar se filmat e fundit të regjisorëve kryesisht janë filma të dobët.
“Kjo është disi si ‘kape kohën në momentin e vet’”, ka thënë Tarantino. “Por nuk do ta bëj. Interneti. Por e kam konsideruar”.