Forumi për Iniciativa Qytetare ( FIQ) në bashkpunim me Organizatën Joqeveritare Ekovizioni në Podujevë kanë mbajtur sot një takim me biznese në këtë komunë. Temë e këtij organizimi ishte mundësia e lirimit nga tatimet përmes donacioneve, përkatësisht procedurat për kontribute filantropike, njofton Llapi.info.

Debati i zhvilluar në këtë takim u fokusua kryesisht tek problemi i riciklimit dhe hedhjes së mbeturinave.
Menaxheri i FIQ, Kushtrim Uka, në takimin e mbajtur me biznese nga Podujeva siguroi ato se projektet e kësaj organizate nuk kanë të bëjnë vetëm me zhvillimin e tyre por nga to mund të përfitojnë edhe qytetarë nga vende të ndryshme.

“Kryesisht puna jonë zhvillohet në komunitet. Punojmë direkt me qytetarë, marrim fonde prej fondacioneve të ndryshme botërore edhe prej Komisionit Evropan për me zhvillu  projekte  të ndryshme që janë në dobi të komuniteteve qytetare. Punojmë në gjithë Kosovën edhe një pjesë  e madhe e punës sonë ka të bëjë me organizatat  lokale pak ma të vogla, siç është  Ekovizioni.” tha Uka.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishte edhe boksieri nga Podujeva, Tefik Bajrami i cili që në fillim të këti takimi shtroi qështjen e problemit të ambientit të papastër. Ai tha se hedhja e mbeturinave vend e pa vend është shumë shqetësuese.

“Hedhja e mbeturinave në vende të ndryshme është shumë shqetësuese. Vetëdijësimi i qytetarëve është pak ma shumë i rëndsishëm për këtë problem”, tha Tefiku.

Për problemin e ambientit foli edhe përfaqësuesi i grupit të çiklistave “Podujeva Sight”.
“ Ne jemi sportista të cilët bëjmë aktivitete sportive ciklistike. Njëkohësisht merremi edhe me vetëdijësimin e qyytetarëve dhe mborjtjen  e ambientit. Qëllim nuk është vetëm qiklizmi por edhe mbrojtja e ambientit. Ideja e këti takimi mundet të jetë frytdhënës me bo naj bashkpiunim me naj kompani për mbeturinat”, tha ky përfaqsues.
Kurse Drejtori i kompanisë Natyra në Podujevë, Faik Haliti për problemin e papastërtisë tha se kam ardhuar nga Suedia që të merrem me këtë problem por edhe në këtë punë po hasim në vështirësi.

“ Kam punuar 18 vite në Suedi dhe kam ardhur këtu në mënyrë që të kemi një vend më të pastër. Kompania është e licencuar nga ministria por që komuna nuk na e ka lëshuar një lloj pëlqimi për punë ani pse deri tani nuk na ka penguar në punën tonë.”, tha  Faik Haliti në këtë takim.

Pjesëmarrës në ktë takim ishin edhe Fatmir Halimi nga Organizata Joqeveritare “Prokult”, Gani Podvorica, Reshat Blakqori nga Iniciativa Vullnetare “RB”  si dhe organizuesi i këti takimi në bashkpunim me FIQ nga Ekovizioni, Shpend Sopa.
Për fund, Sopa nga Ekovizion shprehu keqardhjen për ato biznese të cilat nuk u janë përgjigjur kësaj ftese.

“Më vjen keq që një numër i madh i bizneseve që u kemi bërë ftesë nuk u janë përgjigjur ftesave por ju falenderoj juve që keni gjetur kohë dhe të merrni pjesë” tha Sopa./Llapi.info.
image-0-02-01-517bdca69cadaf27943dc4f108622644b5f9a87ff9213a3f5355424ef0f88f4e-V