Kandidati për deputet nga radhët e VV-së, Fitim Haziri, ka vazhduar takimet me banorët e zonave të ndryshme.
Në një postim në Facebook, Haziri ka thënë se Llapi dhe Gollaku, po mobilizohet çdo ditë e më shumë për 14 shkurt.
“Në Llap e Gollak, mobilizimi po rritet çdo ditë e më shumë. Në secilën lagje e në secilin fshat, shohim vullnet dhe dëshirë, shumë më të madh se në të kaluarën, që hajnat e pazarxhinjtë e politikës, të ndëshkohen sërish me votën e llapjanve – që mos të kenë më mundësi të vjedhin e të bëjnë pazare për interesa personale, në kurriz të qytetarëve”, ka shkruar ai.
Haziri në këto zgjedhje mbanë numrin 36 në listën e Vetëvendosjes./Llapi.info