Kandidati për deputet nga radhët e VV-së, Fitim Haziri, është shprehur i bindur për fitoren e VV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në një postim në Facebook, Haziri është shprehur se mobilizimi për fitoren 14 shkurtit, sipas tij, dëshmohet në secilin vend.
“Mobilizimi dhe entuziazmi për fitoren e 14 shkurtit, po dëshmohet në secilin vend. KREJT dhe DREJT me Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, ka shkruar ai.