Kandidati për deputet nga radhët e VV-së, Fitim Haziri, ka prezantuar sot edhe një anëtar të ri në degën e kësaj partie në Podujevë.
Në një postim në Facebook, Haziri ka thënë se Bislim Hasani, master i Shkencave Filologjike i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
“Bislim Hasani, ka lindur në fshatin Katunishtë të Podujevës. Studimet i ka përfunduar me nota të larta në Universitetin e Prishtinës. Mban titullin master i shkencave Filologjike. Keqqeverisja dhe padrejtësitë nga pushtetet e kaluara, e kanë shtyrë që të bëhet pjesë aktive e politikës, ku nga tani e tutje do të jetë pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Kështu të bashkuar, do të arrijmë fitore madhështore në referendumin e së dielës së ardhshme. Pas 14 shkurtit, do t’i shohim të gjithë punët e mira të Qeverisë Kurti 2”, ka thënë ai./Llapi.info