Klinika e mirënjohur “Empatia” tashmë do të gjendet edhe në qytetin e Podujevës.

Hapja e saj nga profesori Fitim Uka, ka bërë që të vizitohet nga një numër i madh i llapjanëve.

E për përhajr, sot në zyret e klinikës “Empatia”, ishte edhe mjeku llapjan, njëherit deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri.

Haziri e ka uruar Ukën për hapjen e saj duke thënë se po bën ndryshimin e madh në jetët e shumë njerëzve.

Shkrimi i plotë:

Me kënaqësinë më të madhe, i urojmë shokut dhe kolegut tonë të dashur, Fitim Ukës, suksese të pafundme në hapjen e Klinikës “Empatia” në Podujevë! Klinika Empatia është më shumë se thjesht një vend i shërbimeve shëndetësore – është një përmbledhje e ëndrrës, pasionit, përkushtimit dhe dijeve të Fitimit dhe ekipit të tij të jashtëzakonshëm.

Suksese Fitim! Të jemi mirënjohës për përkushtimin dhe vizionin tënd, që po bën ndryshimin e madh në jetët e shumë njerëzve!