Me rezultat 1:0 në favor të ekipit llapjanë ka përfunduar ndeshja e xhiros së 16-të e Raiffeisen Superligës së Kosovës, ndeshje kjo e cila u zhvillua në Merdar, mes KF. “Llapi” dhe KF. “Liria”.

Llapjanët kaluan në epërsi me një golë qysh në minutën e 13’ të ndeshjes me golin e Besnik Ibishit.

Shance për golë patën edhe prizrenasit të cilët nuk arritën të i konkretizonin në golë shanset e tyre.

Me këtë fitore Llapi barazon pikët me liderin aktual të tabelës, Ferronikelin dhe arrin kuotën e pikëve në 30 pikë./Llapi.info