Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, është përplasur në Kuvend me ministren për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj.

Pacolli e akuzoi ministren Haradinaj se nuk po shkon për të raportuar në Komision kur ka media.

“Duhet te vini edhe kur ka media. Mos u fsheh, eja ne Komision. Ti po fshihesh”, deklaroi Pacolli, shkruan Reporteri.net.

Ministrja Haradinaj reagoi duke thënë se “asnjëherë nuk i ka ikur Komisionit për punë të Jashtme.

“Ju inkurajoj edhe më tutje që të më ftoni ju dhe deputeti Gjyshinca. Ju kam ftuar edhe në Ministri të Punëve të jashtme, nuk keni ardhur. Kemi diskutuar e debatuar me të gjithë deputetët. Kurdo që keni kohë ju mirëpres. Ku të doni, këtu në Kuvend, apo ku të doni”, deklaroi Haradinaj.