Pas lajmit se kreu i Podujevës Agim Veliu do të kujdestaroi në zyrat e LDK-së në Prishtinë, partia “Fjala” në Podujevë ka reaguar duke thënë se kjo nuk është e tolerueshme pasi që sipas tyre, qytetarët në veçanti llapjanët ja kanë besuar të kujdesen për postin e kryetarit të Podujevës, e jo për zyret e LDK-së në Prishtinë.

Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë

Reagim ndaj kujdestarisë së Veliut në zyrat e LDK-së në Prishtinë

Me të vertet kjo gjë nuk tolerohet,përderisa është në postin e Kryetarit të komunës së Podujevës.
Nuk ka shpjegim ky veprim i ndermarrë nga Kryetari Veliu përderisa paguhet nga taksat e qytetarëve e në veçanti atyre llapjan të cilët ja kanë besuar këtë post jo për të u kujdesur për zyret e LDK-së në Prishtinë,por besimin ja kanë dhënë për të u kujdesur për Podujevën e cila fatkeqsisht nga keqmenaxhimi i qevërisjes së Veliut është dhe do përballet në ditët në vazhdim me përmbytje nga uji i shkaktuar nga bora dhe nga ujërat e zeza dhe era e tyre e keqe.
Qytetari duhet ta dënoj këtë në zgjedhjet e ardhshme sepse me të vertetë i ka ardhur fundi keq qevërisjes se LDK në Podujevë.

Xhevdet Maloku
Magjistër i ekonomisë
Kryetar i Partisë FJALA dega në Podujevë\