Partia Fjala në Podujevë në krye me Xhevdet Malokun sot festojnë 1 vjetorin e themelimit njofton Llapi.info

Përmes një komunikate, kjo parti ka falënderuar të gjithë, dhe ka theksuar se në pamundësi për të bërë tubim për këtë sukses,  pasi sipas tyre nuk i kan pagat nga 2950 euro, falenderimin po e shpreh përmes kësaj komunikate.

“Të dashur qytetarë, nesër me 24.12.2017 është 1 vjetori i themelimit të FJALA dega në Podujevë, dhe njëherit 1 vit i emërimit tim si kryetar i FJALA në Podujevë.
Falenderoj të gjithë për besimin dhe punën e bërë se bashku.
Në pamundësi të organizojmë një tubim për ketë sukses pasi që ne nuk kemi rroga 2950 euro, andaj dua thjesht të ju falënderoj të gjithëve” thuhet në komunikaten e tyre.

Po ashtu Fjala ka falënderuar portalin “Llapi.info” dhe faqet tjera ‘Facebooku’ nga Podujeva, për mbështetjen e vazhdueshme.

Të bashkangjitur këni punën që është bërë gjatë këtij viti nga kryetari Xhevdet Maloku./Llapi.info

https://drive.google.com/file/d/1iNpf2wB__-VtfS6Iu0EBL7v5tXrdu0Wm/view