Këshilltari i PDK-së, Flakron Gashi, në një reagim për Llapi.info ka thënë se ndërprerja e mësimit për shkak të ngrohjes tregon menaxhimin e dobët të Avni Malokut, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Podujevë.

“Të anulohet mësimi për shkak të ngrojhjes në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani”, në mes të dimrit kur temperaturat minimale shkojnë përtej -10 C, është më tëpër se përgjegjësi. Avni Maloku përveq që është i aftë të shkel ligjet që rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar dhe të dengigrojë dinjitetin e mësimdhënësve duke pranuar në mesin e tyre ta padiplomur si mësimdhënës, sot, ka dëshmuar edhe këtë aftësi te dobët menaxhimi”, thuhet në reagimin e Flakron Gashit.

Ai ka treguar se në gjimnaz ka pasur problem me ngrohje edhe në ditët që lam pas.

Ndërsa, zyrtarët komunal kanë thënë për Llapi.info se ndërprerja e mësimit është bërë për shkak të shmangies së ndonjë rreziku, i cili sipas tyre mund të shfaqet për shkak të problemeve me ngrohje.

“Në gjimnazin ‘Aleksandër Xhuvani’ në Podujevë, sot mësimi ka filluar normalisht, mirëpo pas orës së dytë, janë shfaqur probleme me qarkullimin e ujit në ngrohjen qendrore të shkollës, si pasojë e prishjes së termostatit, dhe për t’iu shmangur ndonjë rreziku eventual, nxënësit e ndërrimit të parë janë liruar nga mësimi”, ka thënë Bujari Gimolli, zyrtar për informim në Komunën e Podujevës.

Gjimnazi “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë sot ka ndërprerë mësimin e ndërrimit të paraditës për shkak të problemeve me ngrohje qendrore.

Komuna e Podujvës për furnizim me materiale për ngrojhje ka nënshkruar kontrata me vlerë të përgjithshme 271.490€./Llapi.info

Kontratat e nënshkruar nga Komuna e Podujevës janë:

1. Kontrata me nr. prokurimi 615-15-116-121 (Furnizim me dru për nevojat e shkollave dhe QKMF-së në Podujevë) vlera 248,960€ (fituesi i tenderit NTP “Bushgegu”)

2. Kontrata me nr. prokurimi 615-15-130-121 (Furnizim me thëngjill për nevojat e
shkollave dhe QKMF-së në Podujevë), vlera 14,850€ (fitues “ Ajroni Com”)

3. Kontrata me nr. prokurimi 615-15-181-136 (Furnizim me pelet (klasa e parë) për nevojat e shkollave në Podujevë), vlera 7,680€ (fitues NTP “KUJTA”).