Flakron Gashi, asambleist në kuvendin komunal të Podujevës nga rradhët e PDK-së, ka reaguar ndaj zyrtarëve komunal për mosvendosjen e simboleve në ditën e çlirimit dhe mos dijenin e tyre për një vendim të marrë nga vet ata.
Në një prononcim për llapi.info ka thënë se në asnjë vend në qytetin e Podujevës nuk shihen simbole shtetërore, flamujë kombëtar dhe shtetëror. E që sipas tij, kjo do të duhej të ishte praktikë e çdo qyteti.
Nga ana tjerër, siç ka bërë të ditur Gashi, zyrtarët komunal kanë thënë se është bërë një lëshim që nuk janë vendosur simbolet shtetëore.
Ndërsa, lidhur me mosdijenin e tyre për vendimin e datës 30 janar 2012 për emërimin e hapësirës mes postës së qytetit dhe banesave “Sheshi i Dëshmorëve”, dhe vendosjen e monumenteve të heronjëve, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Ilir Konushefcit, Gashi e ka quajtur skandaloze një gjë të tillë.
Gashi ka përmendur edhe disa veprime tjera të zyrtarëve komunal, që sipas tij janë skandaloze.
“Përveq që kanë kaluar më shumë se 3 vite që ky vendim nuk është zbatuar e që sipas ligjeve në fuqi për qevrisje lokale janë të obligushme për organet e tjera komunale, krytari Agim Veliu dhe klubi i oligarkëve të tij që janë të aftë vetëm të keqpërdorin paranë publike siq është rasti me shpenzimet marramendëse të derivatevë në shume prej 96,000 euro, Ndërsa e shohin të arsyshme që për nevojat e 89,000 banorëve të sigurojnë për furnizime me materiale esenciale për QKMF-n, në Podujevë vetëm 70,000 euro”, ka thënë Gashi.
“Agim Veliu e ka shkatërruar dhe degjeneruar sistemin arsimor në komunën tonë, ku të padiplomurit dhënë mësim si profesor në shkolla të mesme, ku familjarët e tyre pranohen përmes telefonit madje as pa konkurs, ku arsimtarët e diplomuar për gjuhë frënge mbajnë lëndët: bilogji dhe kimi. Agim Veliu madje nuk zbaton as vendimet e Gjykatës së Apelit për rastet SH.ZH dhe H.B të larguara nga puna politikisht, njëra profesoresh ndërsa tjetra punëtore e Administratës”, ka shtuar ai./Llapi.info