Presidenti Hashim Thaçi po qëndron në Paris për të marrë pjesë në ceremoninë e përvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Në kryeqyterin francez po qëndrojnë edhe shumë delegacione të tjera nga mbarë bota.

Delegacioni kosovar është vendosur në Hotel “Regina”, në qendër të Parisit, njofton Klan Kosova.

Për këtë arsye, hoteli i ka shprehur nderimet dhe respektin duke e vendosur flamurin e Kosovës në hyrje.