Lidhur me arrestimet e disa zyrtarëve të Telekomit të Kosovës janë deklaruar edhe nga Sindikata e PTK-së.

Lamih Balaj, kryetari i Federatës së Sindikatës ka thënë se e përkrahin fuqishëm askionin në fjalë, pas bashkëpunimit të mirë që kanë pasur me organet e rendit.

“Personat në fjalë ka një vitë ose një vit e gjysmë që nuk kanë marrëdhënie pune me Telekomin e Kosovës. Ne e përkrahim fuqishëm aksionin e tillë, është momenti i fundit me i arrestu personat që i kanë shkaktu dëme Telekomit të Kosovës”, ka thënë ai, transmeton IndeksOnline.

“Ka edhe kontrata tjera të dëmshme me miliona euro. Ne si Sindikatë nuk kemi pas diçka zyrtare, arrestimet kanë ndodh jashtë Telekomit, dhe ne e përkrahim çdo aksion që i arreston këta njerëz. Njëri ka qenë drejtor i Financave kurse tjetri drejtor i Marketingut”, ka theksuar ai.

“Ne e përkrahim dhe presim që edhe në të ardhmen të ketë arrestime, ne kemi dorëzu Krimet EKonomike disa tenderë dhe presim të bëhen edhe arrestime tjera. Të gjithë ata që i kanë shkaktu dëmë Telekomit të arrestohen, ato para nuk i kanë fitu me djersë të veta”, ka shtuar ai.

Ndryshe, IndeksOnline në vazhdimësi ka raportuar për aksionin në fjalë, pas të cilit në pranga kanë rënë katër persona: Armend Osaj, Kushtrim Musliu, Trim Musliu dhe Denis Ceman.