Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit Rrustem Mustafa ka bërë apel tek bashkëluftëtarët e tij që bashkërisht të angazhohen për përmirësimin e parregullsive në listat e publikuara më herët e të cilat kanë shkaktuar pakënaqësi tek veteranët e zonës të cilën e ka udhëhequr Mustafa.

Ja postimi i plotë i tij në Facebook:

Veteranë të nderur të regjionit: Prishtinë, Podujevë ,Obiliq,Fushe Kosovë, ZOLL – it. Po ju drejtohem pas publikimit të listës së Veteranëve të UÇK – së dhe vërejtjeve në lidhje me ketë. Unë kam falur besimin(per shkaqe objektive personale nuk isha përfshirë deri tani),dhe prapë ju besoj eprorëve të mi, por tani në fazën e dytë do të angazhohem bashkë me eprorët e njësive të UÇK – së t’i evitojmë ato parregullsi, falë zotit shumica e ushtareve janë të gjallë. Ju ftoj të angazhoheni të gjithë në njësitet e juaja ku i keni dhe të jepni kontributin vetëm në njësitë e juaja mundeni të kontribuoni që:
1. Askush nga ushtarët e UÇK – së të mos mbetet jashtë listave të UÇK- së.
2 .Nëse rastësisht gjendet dikush që nuk ishte ushtar i UÇK – së e di se do të del jashtë listave për veteranë .
3. Te plagosur lufte në Prishtinë, Podujevë, Obiliq, Fushë Kosovë kam raport se janë jo me shumë se 200 ushtarë, për lëndime, ligji ju jep mundësi aplikimi dhe per ata do te vendosë komision i veçantë mjekësor.
Të gjitha këto në adresat zyrtare pranë njësiteve të juaja , deri tek zyra e qeverisë të angazhoheni me seriozitetin më të lartë e ta përfundojmë këtë çështje.
Vetëm kështu ne mundemi dhe do të dalim faqebardhë para atyre që në mënyrë të pa dinjitetshme kanë spekuluar dhe merren me punët që nuk janë të tyre.

Forca VETERANËT… KEMI PUNE PËR TË BËRË!!!