Maqedonia e Veriut është nikoqire e Kosovës për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve në Divizionin D.
Por ky takim rrezikon seriozisht të zhvillohet pa praninë e tifozëve, shkaku i coronavirusit që ka prekur edhe shtetin fqinj.
E për këtë ka folur edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për mediumin ekipa.mk.
Numri një i shëndetësisë maqedonase ka thënë se të gjitha garat sportive duhet të zhvillohen pa praninë e tifozëve, përfshirë edhe ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë.
“Të gjitha garat sportive, duke përfshirë ndeshjen Maqedonia – Kosova, për mendimin tim duhet të luhen pa shikues. Ne do të rekomandojmë ndalesën për shikues edhe për një javë, deri më 13 mars. Por varësisht nga situata, mund të vendosim ndryshe”, ka deklaruar ministri maqedonas Filipçe.
Ndeshja mes Maqedonisë dhe Kosovës është paraparë të zhvillohet më 26 mars në Shkup.
Kujtojmë që takimet e fundit në elitën e futbollit maqedonas janë zhvilluar pa praninë e tifozëve shkaku i rrezikut të sëmundjes ngjitëse coronavirus