Përforcimi më i ri i skuadrës së Llapit, mbrojtësi nga Elbasani, Xhuljan Turhani thotë se ka ardhur në mesin e profesionistëve.
Ai nuk është pishman fare që ka zgjedhur Llapin për të vazhduar karrierën.
“Fakti që të gjithë këtu janë profesionistë si nga ana e stafit si nga ana e lojtarëve bëjnë që unë të përshtatem me ekipin”, deklaroi Turhani.
Mbrojtësi pohon se ka ardhur për ta shijuar Evropën me Llapin.
“Shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë dhe të plotësojmë objektivat e klubit që është dalja në Evropë”, përfundoi Turhani.
Llapi do ta nisë stinorin pranveror si lider i Vala Superligës.