Avni Llumnica, nuk ka gisht në rastin e plagosjes së Azem Vllasit, madje ky rast sipas familjarëve të tij po cilësohet i montuar dhe maskim nga ana e pushtetit.

Kështu ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës, Hanefi Llumnica, vëllau i të dyshuarit nga Podujeva për pjesëmarrje në plagosjen e avokatit Vllasi, njofton Klan Kosova, transmeton Llapi.info.

Hanefiu pranoi se ai dhe vëllau i tij Avni Llumnica, nuk kanë pasur asnjëherë asgjë kundër Azem Vllasit dhe asnjëherë nuk kanë diskutuar rreth ndonjë çështjeje të hakmarrjes.

Tutje familjari i Avni Llumnicës tha se edhe për Murat Jasharin nuk kishte dëgjuar asnjëherë derisa e pa rastin e plagosjes së Vllasit në raportimet e mediave, njofton Klan Kosova.

”Nga pas lufta jam punëtor i sigurimit”.

”Lajmin e morëm me një shqetësim të madh e një traumë shumë të madhe jemi të befasuar me rastin. Nuk besojmë që këto raste janë të ëvrteta, si vëllezër që jemi. Kam kaluar shumë momente bashkë me Avniun”.

”Avniu atë kohë kërkohej nga ish-Jugosllavia, fatkeqësisht edhe nga njerëzit që kanë qenë të shitur nga sistemi i atëhershëm. Nuk besoj në asgjë. Jam në gjendje të garantoj gjithçka për vëllaun tim, që gjithë jetën kam kaluar me të”.

”E pabesueshme kur kemi pa inicialet A.LL. Vëllau ka ardh në përvjetor për familjen e Pajazitit e Jasharajve. Po kam qenë në dijeni që ka ardhur vëllau në Kosovë. Kemi pas dy apo tre përshëndetje. Nuk kemi ndejt kohë të gjatë”.

”Murat Jasharin nuk e kam parë, nuk është përmendur as në bisedat me vëllaun. Nuk kemi përmendur asnjëherë me Vllasin. Më vjen keq për rastin që ka ndodhur”.

”Vëllau im asnjëherë nuk ka pasur kurrë diçka kundër Azem Vllasit. Asgjë s’kemi pasur të bëjmë me rastin, asgjë në lidhje me hakmarrje. Nuk kam cka të flas në lidhje me Murat Jasharin. Vëllai im nuk e besoj që ka ndonjë lidhje apo ka të bëj dicka me Murat Jasharin”.

”Nuk besoj që vëllau jonë ka gisht aty”.

”Nuk kemi njohuri as skemi digju asnjëherë për emrin e Murat Jasharit deri në këtë rast përmes televizorit. Ende s’kemi biseduar me vëllaun. Avokati na tha që është duke u akuzuar për përgatitje në tentim për të shkuar në Zvicër nga hoteli”.

”Këto janë të pavërteta, kjo është maskim nga pushteti për shkak të interesave të tyre. Vëllau im nuk ka dosje kriminale, as ska pasur asnjëherë në jetë”.

”Besoj se është një montazhë për t’ja humbur imazhin e vëllait tim. Nuk më bind askush mua që mund të më bind mua që të qohen 30 vjet pas për një rast vrasjeje të llojit të tillë”.

”Krejt çka ne dijmë janë informacionet që kemi dëgjuar përmes televizionit. Nuk është gjest i mirë plagosja e Azem Vllasit por akuzat janë absurde”, ka thënë Llumnica.