Deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka shpalosur këto momente një fotografi të një vajze shqiptare që ka ndërruar jetë pas dhunimit nga forcat serbe.

“Ky fëmijë, dëshmoj se ka vdekur gjatë dhunimit. Është vajzë shtatë vjeçare. E publikoj fotografinë me lejen e familjarëve”, ka thënë Brovina në foltoren e Kuvendit, njofton Klan Kosova.

Derisa në Kuvend po debatohet për nxjerrjen e rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës, Brovina ka thënë se në tekstin e saj duhet të futen edhe helmimi ndaj nxënësve shqiptarë dhe mbyllja e shkollave.

“Rezolutës duhet shtuar do fakte tjera. Duhet pranuar se ka ndodhur helmimimi masiv i fëmijëve nëpër shkolla. Gjenocid ose krim ndaj njerëzimit është mbyllja e shkollave shqipe. Kryerja e ashtuquajtur e “vetëvrasjeve” të ushtarëve shqiptarë. Edhe kjo formë duhet shtuar rezolutës. Maskrat nuk harrohen, nuk janë dy vjet të terrorit dhe dhunës por ka shumë më shumë”.

Deputetja Brovina sot paradite ka publikuar një fotografi derisa ushtarët serbë dhunonin një grua shqiptare në sytë e familjarëve të saj.